Al-Mahdi Institute : Education & Research

Research

 

Hulumtimet AMI  synojnë të promovojnë njohuri dhe kërkime në të gjitha fushat e studimeve islame, të kaluara dhe të tashme, me një fokusim të veçantë në studimet që do të informojnë sfidat praktike dhe teorike me të cilat përballen myslimanët në botën bashkëkohore.

Me aftësinë e tij që të sjellë së bashku seminare me metoda më të mira tradicionale të të mësuarit duke ia afruar në mënyrë moderne mësimet mbi islamin  dhe shoqërinë myslimane. AMI  ka për qëllim të ofrojë një qendër të zhvilluar në një hap me kohën në hulumtimin dhe mendimin si dhe të aftësoojë njerëz  për dhënien e  kontributit   në qarqet tradicionale seminarike, akademike dhe ne shoqërinë e gjerë.

Disa aktivitete thelbësore të hulumtimit në AMI përfshinë:

 

Seritë  e Çështjeve Bashkëkohore të Jurisprudencës (fik’hut)

Një seminar i rregullt dhe publikimi serik i bashkojnë dijetarët e njohur dhe islamologët e shkencave islame  nga e gjithë bota,  duke biseduar për sfidat dhe praktikimin e sheriatit në botën e sotme. Në këtë godinë ata bëjnë debate të lehta duke shkëmbyer idetë si dhe  gjejnë zgjidhjen për çështjet që i shqetësojnë. Dokumentet e plota janë të mbledhura dhe të publikuara në ç`do vit duke iu shërbyer referencave të dijetarëve në prurjen e një mendimi të avancuar në gjuhën angleze duke demonstruar një varg  justifikimesh prapa vendimeve të fikut. 

 

Seminaret Kërkimore

Seminaret kërkimore ofrojnë një platformë të rregullt për ti sjellë në një vend dijetarët,  hulumtuesit akademikët, studentë dhe praktikantët e tjerë nga qendrat e ndryshme për ti shkëmbyer idetë dhe njohuritë e tyre. Qëllimi është që të shfaqen, zhvillohen dhe te inkurajohen njohuritë përkatëse të AMI , të interesuar për studimin e islamit dhe të shoqërisë  myslimane. 

 

Përkthimet 

Lehtësimi në përkthimin e veprave të studiuesve ka bërë një ndikim të rëndësishëm tek mendimtarët musliman religjioz në gjuhën Angleze apo në gjuhën vendit ku jetojnë,  në këtë sferë janë të interesuar që të dy subjektet, si komuniteti i dijetareve ashtu edhe ata të qendrës kryesore.

Kjo përfshinë ;

E para - Punimet e angazhuara mbi mësimet doktrinat , ritualet si dhe njohuritë e trashëguara nga shkolla e Ehlil Bejtit.

E dyta-Punën,  duke iu përgjigjur sfidave bashkëkohore dhe mendimit fetar mysliman.

 

Bursat

Numri i grandeve të vogla si dhe bursat  kanë mundësi  të përkrahin zhvillimin dhe publikimin e njohurive në përputhjet  me kërkesat dhe  objektivat  e  Intitutit  Al-Mahdi.  Këto përkrahje jepen për inkurajimin dhe zhvillimin e dijetarëve në njohjen e mësimeve fetare të bazuara në Pejgamberin Muhamed (pqmtf) dhe pasardhësit e tij të patëmetë, në kontributin  për shqyrtimin e sfidave që e rrethojnë shoqërinë sot.