Al-Mahdi Institute : Education & Research

About AMI

 

Instituti Al-Mahdi është themeluar në vitin 1993 me qëllimin për t’i kontribuar muslimanëve në dijet dhe mësimet fetare, duke vënë theks të veçantë  traditës së  Dymbëdhjetë Imamëve (Ithna ʿashri), përmes angazhimit me ligjërata historike si dhe bashkëkohore.

Aktivitetet e Institutit dallohen përsa i përket filozofisë së hapur dhe jo-dogmatike të tyre, të shoqëruara këto me vëmendje ndaj rigorozitetit prej dijetari. Kjo lejon ndjekjen e përsosmërisë nëpër një varg  perspektivash që nuk janë të kufizuara posaçërisht për trashëgiminë teologjike dhe fetare të çdo tradite të veçantë. Instituti Imam Mahdi synon të eksplorojë marrëdhënien e ideve fetare për të gjitha dimensionet e mendimit bashkëkohor dhe kulturor në një frymë me pamje humane të Islamit, me përputhje në mësimet e Profetit Muhamed (pqmf) dhe pasardhësit e tij të dëlirë, që mund të informojë zhvillimin fetar të të gjithë individëve dhe shoqërive.