Al-Mahdi Institute : Education & Research

Campus and Facilities

 

Për shkak të nevojës së madhe për një kompleks ndërtesash,  për të lehtësuar zgjerimin tonë në fushën e arsimimit, hulumtimit, dhe qasjes në aktivitete, Instituti Al-Mahdi ka arritur  blerjen e  kompleksit “Selly” në tetor të vitit 2012.

Ky kompleks ka qenë i  themeluar në vitin 1929 si një godinë teologjike e krishterë ei njohur si “Kolegji i Ngritjes” i cili ishte i shtrirë mbi katër hektar të tokës piktoreske.

Aktualisht  ky institucion është ne proces të kryerjes së renovimeve,  i cili do te përfundojë deri në verën e viti 2014. Në  mesin e një vargu të gjere hapësirash instituti do ti ketë shtatë klasë, ndër të cilat tri do të jenë të përcaktuara ne një strukturë në teknologjinë e artit, që do të kenë një qasje virtuale në aktivitetet edukative. Kompleksi posedon edhe tri salla për trajnim konferencash secila e integruar  me sisteme audio vizuale e cila ka kapacitet  për ti mbajtur deri tetëdhjetë  delegatë.

Ish Kisha formon një institut e cila tani është e hapur për anëtarët e të gjitha feve dhe traditave si një objekt  multi-fetar lutjesh. Biblioteka  AMI-it do të jetë e gatshme për shfrytëzuesit e jashtëm që nga korriku i viti 2013, e cila shtrihet në dy kate dhe mund ti mbajë deri në 45.000 vepra.

Dega e kompleksit “Selly” gjithashtu ofron një zgjedhje të gjerë në strehim. Aty do të ketë deri në shtatëmbëdhjetë dhoma gjumi vetë-hotelerie, të gjitha me një pamje të shkëlqyer të qendrës AMI-it, si dhe katër banesa 3 personash, një banesë 4 personash , shtatë banesa 2 personash  dhe dy apartamente (studio - një person).

Këto objekte të standardit  botëror formojnë një qendër pothuajse unike, intelektuale dhe shpirtërore, duke shërbyer si një platformë për reprezentimin  e qenies njerëzore islame dhe mësimeve të Pejgamberit (pqmtf)  dhe pasardhësve të tijë të pastër.